Bashkohet me vëllanë pas 60 vjetësh dhe zbulon se është një nga njerëzit më të pasur në botë

Një stërgjyshe është bashkuar pas 60 vjetësh me vëllanë e saj të humbur dhe ka zbuluar se ai është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Ida Wilde, 83 vjeçe, nuk besonte kurrë se do të mund ta shihte sërish vëllanë e saj të adoptuar Asgar Patel pasi ai ishte detyruar të largohej nga shtëpia e tyre në Glasgow për në Indi.

Pasi ishte larguar nga familja e tij adoptuese në Skoci, Patel tashmë 78 vjeç ishte kthyer në vendlindjen e tij, Indi ku kishte mundur të ngrinte një nga kompanitë më të mëdha logjistike të Indisë. Forbes e liston atë si një nga njerëzit më të pasur në Indi dhe në botë, përcjell Shqip.

“Për një kohë të shkurtër mbajtëm kontakte, por më vonë ne u shpërngulëm nga vendbanimi i mëparshëm, dhe të njëjtën gjë kishte bërë edhe familja e tij”, rrëfen 60-vjeçarja.
Pas 60 vjetësh mungesë dhe kërkimesh të ndërsjella vëlla e motër mundën të takoheshin falë Facebook.