Bastiset klubi i natës në Tetovë, arrestohen kërcimtaret shqiptare

Katër balerina shqiptare dhe një badigard, të cilët punonin në lokalin e natë” në fshatin Bogovinë të Tetovës në Maqedoni, janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Gjatë kontrollit në objekt, policia ka janë [tonjoo_spb]gjetur katër femra dhe një mashkull, shtetas të Shqipërisë, të cilët i kanë argëtuar mysafirët, duke kënduar, kërcyer dhe duke u kanë rënë instrumenteve muzikore, raportojnë mediat lokale.

Katër shqiptaret të moshës nga 21 deri në moshën 27-vjeçare dhe shtetasi tjetër shqiptar 37-vjeçar janë arrestuar, pasi kanë qëndruar në Maqedoni në kundërshtim me qëllimin e qëndrimit.

Përveç tyre është arrestuar edhe 44-vjeçari L.A. nga Bogovina, i cili i ka penguar zyrtarët policorë që të futen në objekt për të kryer detyrat e planifikuara.