BBC shpërndan foton e Marubit, Rama: Muzeu i ri nën dritën e Evropës

BBC shpërndan foton e Marubit, Rama: Muzeu i ri nën dritën e Evropës

Muzeu i ri Kombëtar i Fotografisë në Shkodër duket se ka arritur famë ndërkombëtare.

Në një nga kronikat e BBC, fotoja e një portreti vajze shqiptare të realizuar nga Marubi ka bërë bujë.

Këtë fakt e ka shpërndarë në profilin e tij edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Nga ferri i errësirës gërryese plot lagështirë për 25 vjet, në paqen e Muzeut të ri Kombëtar të Fotografisë në Shkodër dhe tanimë nën dritën e vëmendjes së Europës”, – shkruan Rama krahas publikimit të fotos.