BDI demanton spekulimet: Mbetemi në qëndrimin tonë në 5 shtyllat e platformës

Lajmi që u publikua në disa media lidhur me kushtet që Bashkimi Demokratik për Integrim i ka vënë për të hyrë në qeveri dhe formimin e saj duket se janë vetëm fjalë dhe se nga partia e Ahmetit i demantojnë këto zëra duke thënë se vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e platformës së fushatës parazgjedhore 2016-2020, informon Zhurnal.

”BDI vazhdon të mbetet në qëndrimin e shprehur se 5 fushat dhe përbetimet e BDI-së janë kushte pa të cilat nuk mund të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në qeverinë e re e cila duhet të formohet më së voni deri në fund të muajt janarë të vitit të ardhëshëm”, theksojnë për Zhurnal nga partia e Ahmetit.

”BDI ka shënuar fitoren e 11 me rradhë pas formimit si parti që e bën kështu partinë më të suksesshme shqiptare në vend dhe rajon, ndërkohë që BDI mbetet celësi i formimit të qeverisë së ardhëshme ndërsa 5 përbetimet e platformës janë adresa e vetme për cilin do partner eventual të koalicionit”, theksojnë më tej nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndryshe, sot disa media kanë bërë publike një listë të kërkesave të cilat sipas tyre i ka parashtruar BDI-ja për të bërë koalicion por të cilat nuk parashihet të jenë të vërteta përpos 5 shtyllave që BDI ka promovuar në kampanjën parazgjedhore.