BDI dhe LSDM mirren vesh, denari edhe në gjuhën shqipe

Një ndër kërkesat e BDI-së, është që denari të jetë edhe në gjuhën shqipe, deklarojnë nga burimet partiake.

LSDM dhe BDI ende janë në bisedime lidhur me ligjin për gjuhën shqipe mirëpo ende nuk ka detaje shtesë se çfarë do të jetë rezultati përfundimtar.

Sipas brifingjeve nga ana e BDI-së , kryetari i kësaj partie, Ahmeti, ndër kërkesat përfshin edhe shfrytëzimin e gjuhës shqipe për komunikim në mes qytetarëve dhe organeve shtetërore, shfrytëzimi i gjuhës shqipe në gjyq dhe në qeveri ku dokumentet duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe, kurse ministrat munden të shprehen edhe në gjuhën shqipe, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq, njëkohësisht, BDI kërkon që edhe valuta denar të jetë dy gjuhësor.