BDI dorëzon kundër propozim të ligjit për gjuhën shqipe LSDM-së

Pas marrjes së ofertës nga LSDM-ja, Bashkimi Demokratik për Integrim sot i është përgjigjur LSDM-së me anë të një letre ku siç mëson portali TetovaSot, partia e Ahmetit ka dorëzuar kundër propozim të ligjit për gjuhën shqipe.

Me këtë kundër propozim BDI-ja ia ka treguar ” mexhët e arrës” Zaevit ku e demaskon nga mashtrimet parazgjedhore ku ai vazhdonte të mashtronte shqiptarët se do ta bëjë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë. Ky propozim i BDI-së e gjunjëzon Zaevin dhe ia tregon se me shqiptarët dhe BDI-në nuk ka shaka, o gjuha shqipe zyrtare o s’ka qeveri ku këtë deklaratë edhe Ali Ahmeti e ka thënë vazhdimisht.

Nga ana tjetër në propozimi i  Zaevit siç arriti të mësojë portali TetovaSot, gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë, në atë ligj i cili ka pesë nene brenda ndalohej që të përdorej shkrimi në institucionet qeveritare, por vetëm të folet në gjuhën shqipe, ndalohej gjuha shqipe në uniformat policore.

Pas kundër propozimit për ligjin e gjuhës shqipe, nuk dihet nëse Zaev, do të pranojë kërkesën e BDI-së, ku më pas të nisin bisedimet për mbështetjen e formimit të qeverisë ku LSDM-së i duhen 61 deputet për të formuar qeverinë e ardhshme. Për të formuar LSDM me BDI-në qeveri i duhen edhe tre deputetët e Aleancës për Shqiptarët, ku  në takimin e fundit mes BDI-së dhe LR-PDSH-së ka pasur shumë kundërshtime për ligjin e gjuhës dhe nëse vazhdojnë këto mosmarrëveshje atëherë mund të dështojë edhe nisma e Zaevit për formimin e qeverisë së re.