BDI e interesuar për çështjet shqiptare, e jo për hallin e Gruevskit apo Zaevit

Pas lajmeve se lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë marrëveshje të fshehur me Gruevskin për qeverinë e re duke mos i treguar kryesisë së BDI-së, nga BDI ashpër i demantojnë këto shpifje duke i quajtur si lajme jo të vërteta.

“Ali Ahmeti dhe kryesia e BDI-së janë të interesuar për çështjet në interes të shqiptarëve, e jo për hallet e Zaevit dhe Gruevskit. Ahmeti asnjëherë nuk ka vendosur pa u konsultuar me kryesinë, sepse BDI-ja është një parti demokratike dhe vendimet merren në kryesi në interes të popullit shqiptarë”, thonë për Tetovasot nga BDI-ja.

Gjithashtu, deri më tani qëndrimet e BDI-së dhe Ali Ahmetit janë publike për qeverinë e re duke i shpalosur edhe një herë pesë pikat kryesore për qeverinë e ardhshme.

Ndryshe, mandatarit Nikolla Gruevski i kanë mbetur edhe pak ditë për të formuar qeverinë e re, ku edhe ndërkombëtarët janë të interesuar që Maqedonia të formojë sa më shpjet qeveri që vendi të ec në rrugë drejt Bashkimit Evropian (BE).