BDI edhe sot mban mbledhje për të vendosur për koalicionin me Gruevskin

Pas takimit të djeshëm të nënkryetarëve të BDI-së, takim në të cilin ishte prezent edhe Musa Xhaferi, edhe sot do të vazhdojnë takimet e kryesisë së BDI-së, për të vendosur në lidhje me Qeverinë e ardhshme

Nga kjo parti mbrëmë nuk arritën të sjellin vendim përfundimtar, ndërkohë njoftojnë se kjo parti sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore, me fillim nga ora 13:00.

Ndrysh, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë tha se ende po analizojnë koalicionimin e mundshëm me partinë e Gruevskit dhe shtoi se konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.