BDI gjunjëzoi Zaevin: Bankënotat në gjuhën shqipe

Pas takimit mes liderit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, mbrëmë në Reçicë të Vogël, portali TetovaSot mëson se lideri i LSDM-së Zaev ka lëshuar pe për dygjuhësinë e parasë në Maqedoni.

Këmbëngulësia e Ali Ahmetit e gjunjëzoi, liderin e LSDM ,Zoran Zaev në Reçic të Vogël, ku Zaevi pranoi qe edhe paraja të bëhet në dy gjuhë.

Edhe në këto momente është duke u zhvilliar mbledhja e Kryesisë Qendrore e BDI-së në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

Dhe deri në këto momente BDI-ja dhe LSDM-ja, kanë arritur shumë pika të përbashkta për të formuar qeverinë e re.

Këtë e konfirmuan mbrëmë edhe lideri LSDM-së, Zoran Zaev poashtu edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me deklaratat e tyre pas mbarimit të takimit të tyre në selinë e BDI-së.