BDI i ndezi motorët, pritet risi në këto zgjedhje

Bashkimi Demokratik për Integrim nga sonte i kalli motorët për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Sonte kryesia e qendrore ka pasur një mbledhje ku janë diskutuar se si do të zhvillohet fushata në këto zgjedhje për të fituar edhe kësaj radhe ndaj partive politike shqiptare. Në këto zgjedhje  BDI-ja pritet të ketë disa risi që deri më tani nuk i ka pasur,  ajo do mundohet që në çdo vendbanim shqiptarë të paraqitet me figura të reja edhe me disa ministra që kanë treguar sukses gjatë këtyre ditëve në qeverisje. Siç mëson portali TetovaSot ministrat që nuk kanë treguar rezultat nuk do të jenë as në lista e as në funksione nëse BDI-ja do të jetë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Nga ministrat që përflitet që kanë treguar rezultate pozitive janë Festim Halili, Driton Kuçi, Valdet Xhaferi, Pishtar Lutfiu si dhe zv/ministri Agim Nuhiu i cili arriti të hap dyert e MPB-së për shqiptarët.

Ende nuk ka zyrtare nëse këta emra do të jenë edhe në lista për deputet, por mund të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Ndryshe BDI-ja këto zgjedhje do ta ketë më të vështirë pasi një pjesë e vogël i është shkëputur dhe kanë kaluar tek UNITETI e cila tani më do të garojë me  LR-PDSH-në dhe RDK-në dhe një pjesë e vogël kanë kaluar tek Lëvizja BESA. /TetovaSot/