BDI: Investim madhor në qendrën e skiimit Tetovë

Me investime në Zona Turistike, Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të nxisë rritje të ekonomisë në zona të banuara kryesisht me shqiptarë si dhe të arrijë barazi të plotë të zhvillimit ekonomik mes dy komuniteteve. Kjo porosi u përcoll gjatë promovimit të Parkut të Skijimit, projekt ISH.A “Elem” për revitalizim të Kodrës së Diellit, që është ndër atraksionet më të mëdha turistike në vend.
Projekti, sipas përfaqësuesve të BDI-së, do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë së Kodrës së Diellit dhe vendbanimeve përrreth. Këtë e deklaroi kandidati për deputet i njësisë zgjedhore 6, z. Bajram Rexhepi.
“Plani i revitalizimit të Kodrës së Diellit zë një vend shumë të veçantë. Ne do bëjmë gjithçka që brenda madnatit të ardhshëm të përmbushim të gjitha fazat e investimit. Ky projekt do jetë tejet i rëndësishëm, sidomos për punësimin e të rinjve”, u shpreh z. Rexhepi.
Më tej, Rexhepi tha se, qëllimi parimor i projekteve që po promovon Bashkimi Demokratik për Integrim ndërlidhet ngushtë me punësime, zhvillim ekonomik lokal, si dhe zhvillim të turizmit në vendbanime kryesisht shqiptare, si pjesë të zotimeve që ka marrë përsipër kjo BDI, pasi ky projekt rrjedh drejtpërdrejt nga Programi Zgjedhor I BDI-s dhe Përbetimit mbi barazinë ekonomike.
Projekti parasheh 1420 metra teleferikë që do rrisin kapacitetin në 3150 skiatorë në orë, stazë modern të shtrirë në 80 hektarë, parking të ndriçuar për 350 automjete si dhe një hotel I ri. Projekti kap vlerën e afro 50 miliona eurove.