BDI-ja bëri realitet punësimin e shqiptarëve në administratë,

Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2, Ejup Alimi para të pranishmeve në konventën promovuese në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, theksoi se BDI-ja bëri realitet punësimin e shqiptarëve në administratë, raporton TetovaSot.
“A jemi gati për një betejë tjetër. A jemi gati që t’i përgjigjemi me një Po thirrjes së kryetarit Ali Ahmeti për një tjetër betejë për të gjithë shqiptarët. Duhet të jemi më të fuqishëm në këto zgjedhje. BDI ka bërë realitet punësimin e shqiptarëve në administratë”, theksoi Ejup Alimi.