BDI: Jemi çelësi i cilësdo qeverie të ardhshme

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) edhe njëherë kanë qartësuar se janë fitues të zgjedhjeve tek shqiptarët.

“BDI shënoi fitoren e 11-të me radhë prej formimit të saj dhe për momentin me 10 deputetët e saj është çelësi i cilësdo qeverie të ardhshme.

Kemi ndërgjegjen e pastër sa i takon uljes së mandateve shqiptare në përgjithësi pasi më shumë se një vit kemi apeluar te partitë e vogla opozitare që të bashkohen madje edhe me çmim të humbjes së BDI-së, por nuk u bashkuan.

Tani jemi të angazhuar në stabilizimin e vendit me qeveri dhe natyrisht se BDI do të reflektojë mbi rezultatet e zgjedhjeve në zona të ndryshme”, thuhet në njoftimin e BDI-së, njofton Alsat-M.