BDI Jemi të gatshëm për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Edhe përkundër zërave dhe kritikave që partia opozitare maqedonase LSDM lëshoi ditë më parë se BDI-ja po punon për të ikë nga zgjdhjet, nga partia shqiptare në pushtet informojnë se BDI-ja po punon në zgjidhjen e pikave të nënshkruara në marrëveshjen e fundit të Përzhino 2 dhe se partia është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit

Në anë tjetër, gjithashtu, theksohet se BDI mbështet fuqishëm Prokurorinë Speciale Publike, njofton Zhurnal.

“BDI mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale që në mënyrë të pavarur dhe profesionale të zbardh të gjitha dyshimet e dala nga përgjimet. Sa i takon buxhetit, vlerësojmë se duhet respektuar ligji për buxhet dhe nuk duhet rrezikuar që vendi të mbetet pa buxhet për vitin 2017 duke pasur parasysh se zgjedhjet janë paraparë për 11 dhjetor dhe nuk ka afate të mjaftueshme ligjore që të lihet i njëjti pas zgjedhjeve të dhjetorit”, kumton BDI.