BDI kërkon rishikimin e tre njësive zgjedhore

BDI kërkon rishikimin e tre njësive zgjedhore

BDI-ja kërkon rishikimin e tre njësive zgjedhore

1 Shkepje

Sipas Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është e paligjshme që vetëm Njësia zgjedhore numër 6 të rishikohet, prandaj kërkojnë që të rishikohen edhe Njësia zgjedhore 3 dhe 4, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rafiz Aliti nga BDI thotë se zgjedhjet do të jenë të parregullta nëse dy njësitë tjera mbeten të paprekura. Kjo, sipas tij, do të ndodhë nëse nuk do të fshihen 30.000 votuesit e dyshimtë.

Sipas një propozimi të BDI-së, Nagoriçani i vjetër, të kalojë nga Njësia 2, në Njësinë 3 zgjehdore; Demir Hisari dhe Krivogashtani të kalojnë nga Njësia 5, në njësinë 4 zgjedhore, kurse Dibra të kalojë në Njësinë 5 zgjedhore, duke u shkëputur kështu nga 6-ta.