BDI në Manastir, Arsllani: do të triumfojmë në këto zgjedhje

Në mbledhjen e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – dega Manastir, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e Këshillave Vendore dhe struktura e degës, në një atmosferë pozitive, dega e Manastirit filloj me aktivitetet partiake për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në fjalimin para anëtarëve të pranishëm, kryetari i degës Albert Arsllani njëkohësisht edhe shef i shtabit të Manastirit dha raport për punën e kryer gjatë mandatit të shkurtuar. Gjithashtu i prezentoi proektet të realizuara dhe ato që pritet të realizohen pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Kryetari Albert Arsllani, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të dal fitues triumfal i këtyre zgjedhjeve, sepse, nuk ka fuqi që do ta përçaj votën shqiptare në Manastir.