BDI nuk bën koalicion me VMRO-në, Osmani: Vazhdojmë me diskutime (Video)

Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së ka thënë se debati në parti do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim

”Siç e dini, ne kemi pasur pesë opsione. Ne kemi diskutuar edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që të vazhdojmë debatet e brendshme në BDI edhe në ditët në vazhdim pasi debati nuk mund të kryhet sonte. Nuk kemi argumente për të sjellë vendim.” ka thënë Osmani.

Siç dihet, mandati i Nikolla Gruevskit duhet të mbarojë edhe disa minuta dhe nga kjo, Osmani la të kuptohet se BDI nuk e ndihmon Gruevskin që të bëjë qeveri. ”E lë që ju të bëni interpretime bashkë me qytetarët.” ju tha Osmani gazetarëve.