BDI: Nuk jemi ftuar në ambasadën amerikane për të na qortuar

BDI: Nuk jemi ftuar në ambasadën amerikane për të na qortuar

Pa mosvotimit të ligjeve që lidhen me mandatin e PSP-së dhe mbrojtjen e dëshmitarëve, Tv Nova bëri të ditur se përfaqësues të BDI-së dhe PDSH-së ishin ftuar në ambasadën amerikane, për një takim mes tyre.Nuk dihet ende arsyeja e një ftese të këtillë, mirëpo burime të larta pranë BDI-së për Zhurnal thonë se nuk kanë qenë të ftuar për ndonjë qortim nga udhëheqësia e ambasadës amerikane sepse BDI si subjekt ka mardhënie të shkëlqyera me ambasadorin Baily.

“Jo aspak, nuk është e vërtetë që kemi qenë të ftuar për të na qortuar neve si subjekt politik dhe si përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë. Ne kemi mardhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane në Shkup dhe ata e dinë se ne jemi në shërbim të tyre për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë për tejkalimin e krizës politike.”