BDI përgënjeshtron të gjitha dezinformatat e disa portaleve shpifëse

BDI përgënjeshtron të gjitha dezinformatat e disa portaleve shpifëse, kinse janë arrestuar aktivistë tanë partiakë gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

“Asnjë aktivist i BDI-së nuk është i involvuar në prishje të rendit dhe qetësisë nëpër vendvotime. Përkundrazi, aktivistët tanë po pengojnë tentimet për prishjen e rendit nga partitë e vogla, të cilat nga panika e humbjes, po tentojnë të gjejnë alibi për arsyetimin e humbjes që do ta pësojnë sot në këto zgjedhje.

BDI është e përkushtuar që këto zgjedhje të mbahen në mënyrën sa më korrekte dhe demokratike, për të fituar legjitimitetin e radhës nga shqiptarët, dhe për të çuar proceset përpara.”, thuhet në njoftimin nga BDI.