BDI po vendos standard të zgjedhjeve të qeta dhe të mira

Bashkimi Demokratik për Integrim është duke vendosur standardin e zgjedhjeve të qeta dhe të mira, kjo gjë e parë praktikisht sot gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
BDI-ja është duke e ruajtur gjakftohtësinë dhe po jep një model të një partie që i përmbahet parimeve evropiane.
BDI-ja si një parti demokratike gjithmonë ka apeluar deri te aktivistët dhe votuesit e saj që qetë, pa shumë zhurmë të drejtohen në kutitë e votimit dhe të rrethojnë numrin tre. Secili njeri që i bën presion votuesve lirisht mund që të orientohet te organet e partisë ose të rendit publik dhe personat e tillë të dalin para drejtësisë.
Si në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje, BDI-ja ka afruar kapacitetet e saja demokratike për reformimin e mentalitetit demokratik të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë duke synuar që i njëjti mentalitet të vleje gjithmonë si në ditën e zgjedhjeve, para zgjedhjeve dhe pas fitores bindëse të BDI-së.
BDI apelon që t`i përmbahemi rregullave dhe të mos prishim procesin zgjedhor i cili deri në këtë moment është duke u realizuar në mënyrën më të mirë dhe sipas informatave që po vijnë nga aktivistët e saj në terren, BDI-ja po qëndron mirë me numrin e votave.