BDI promovoi programin zgjedhor.

BDI promovoi programin zgjedhor. Sipas liderit të partisë Ali Ahmeti, program përmban masa për katër vitet e ardhshme.

“Programi është hartuar dhe ka përgjegjësi, jam i sigurt dhe besoj se ne mundemi ta realizojmë dhe për këtë në faqen e internetit të BDI-së dhamë mundësi të propozohen sugjerime për atë që nuk e kemi arritur. Nga ky program nuk fitojnë vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët në Maqedoni”, theksoi Ahmeti.

Në program, tha si, është mbledhur energjia e intelektualëve dhe ekspertëve të cilët janë të dëshmuar me punën e tyre.

Në katër vitet e ardhshme asnjë familje shqiptare të mos mbetet pa një të punësuar, është një ndër qëllimet e pjesës ekonomike nga programi, porositi shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri.

Sipas tij, në vitet e kaluara falë politikave të BDI-së, janë hapur tre zona të lira ekonomike në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, të cilat kanë sjellur tre kompani në mesin e të cilave në Tetovë “Lear”, kompaninë amerikane “KSS” në Kërçovë, dhe kompaninë e cila ka filluar me 800 të punësuar në Ohër, ndërsa tani hap kapacitet për 1.5000 të punësuar në Strugë.

“Si rezultat i politikave të BDI-së, Maqedonia është në top 10-të vendet ku mund të bëhet biznes”, theksoi Neziri. Informoi se programi ka mbi 200 faqe, ndërsa e kanë përgatitur mbi 117 intelektualë.

Bartësi i listës së kandidatëve në NJZ 1 Artan Grubi prositi se BDI do t’i zbatojë të gjitha rekomandimet nga Komisioni Evropian. Në Program në fushën e sundimit të së drejtës të gjitha rekomandimet janë përfshirë në planin dhe së bashku me rekonadimet e Marrëveshjes së Ohrit të zbatohen në mandatin e ardhshëm. Sipas tij, sundimi i së drejtës do të jetë transparent në pajtim me të gjitha rekomandimet e dhëna. Lidhur me integrimin, Grubi tha se BDI nuk njeh alternativë tjetër përveç integrimit në BE dhe NATO.