BDI shtyn sërish mbledhjen, bisedimet vazhdojnë edhe nesër

Kryesia e BDI-së ka shtyrë mbledhjen për ditën e nesërme.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë se bisedimet janë të rënda dhe për këtë arsye mbledhja do të vazhdojë sërish ditën e nesërme.

Osmani nuk ka folur për bisedimet me LSDM-në që i kanë zhvilluar nga BDI-ja Nevzat Bejta, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti.

”Kushtet i kemi në tavolinë, cila i pranon me atë shkojmë” ka thënë Osmani. /albeu.com/