BDI: S’ka marrëveshje me VMRO-në

BDI përgënjeshtron informacionet e dhëna në disa portale në gjuhën shqipe për marrëveshje të arritur me VMRO-DPMNE-në.

Sipas partisë së Ahmetit, informacionet e tilla janë spekulime të pastërta dhe se asgjë s’ka të bëjë me realitetin.

“Asgjë e publikuar në këtë informacion të pakonfirmuar nuk është e vërtetë. Lideri ynë Ali Ahmeti ka deklaruar që marrëveshja me cilëndo palë do të jetë transparente dhe e njohur për opinionin publik”, thanë nga BDI.