BDI sot cakton listat për deputetë, por ja cilët janë emrat

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim sot pritet që të mblidhet këshilli i përgjithshëm i partisë ku do të diskutohen emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që pritet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

Ndonëse deri më tani në media janë përmendur shumë emra shumica prej të cilëve diskutabilë nëse do të gjenden në lista si kandidatë për deputetë, sot këshilli i përgjithshëm i partisë pritet që të japë dritën jeshile të listave ndërkohë që në fund ato do t’i vulosë vet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas burimeve jozyrtare partiake të siguruara nga INA, këto janë kombinimet që po shqyrtohen si lista përfundimtare për deputetë nga BDI.

NJËSIA 1

Driton Kuçi   (ministri i ekonomisë ) propozim dega Çair

Bashkim Ameti (ministri i ekologjisë) propozim dega Saraj

Femi Jonuzi – dega Studeniçan

Njësia 2

Ejup Halimi – (sekretari shtetëror Marrëveshjes së Ohrit) degët e Shkupit

Lirim Shabani – (ish-ministri Pushtetit Lokal ) dega e Likovës

Mirvan Xhemaili (deputet i deritanishëm) ose kandidaturë tjetër

Njësia 3

Kandidat nga dega e Dollnenit

Njësia 5

Ramiz Merko (deputet i deritanishëm)

Kandidat nga dega e Kërçovës

Njësia 6

Ali Ahmeti

Hazbi Lika

Xhevat Ademi

Hisen Xhemaili

Kandidate nga dega Kercoves

(INA)