BDI sot vazhdon fushaten ne Haraçine

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon me agjendën e ngjeshur gjatë fushatës. Për sot janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ku kryetari Ali Ahmeti do të takohet me banorë dhe grupe të ndryshme interesi. Në ora 16, kryetari Ali Ahmeti do të zhvillojë takim me studentë të Haraçinës në Restorantin “Besa” ku do të prezantojë pjesë të programit që lidhen me zyrtarizimin e gjuhës shqipe si dhe do të këmbejë ide me të pranishmit në lidhje me avancimin e standardit të studentëve. Në 17:30, bashkëbisedim me qytetarë të Haraçinës dhe Hasanbegut në restorant Natyra, ku kryetari Ahmeti do ti promovojë pesë përbetimet për zgjedhjet e radhës. Në mbrëmje, në ora 20, Ahmeti do ti përfundojë takimet e ditës me një bashkëbisedim me banorët e Butelit, Shuto Orizares, i cili do të mbahet në restorant “Avanti”. Pos aktiviteteve të kryetarit Ahmeti, komunikata e BDI-së njofton se në terren pritet të zhvillojnë takime edhe kandidatët për deputet të BDI-së. Në 14, d të organizohet panel në të cilin do të bisedohet mbi njërin nga pesë përbetimet e BDI-së për zgjedhjet e radhës. Panelin do ta udhëheq bartësi I listës për zonën 1, Artan Grubi, ndërsa pritet të flasin edhe kandidatët e zonës 6 : Xhevat Ademi, Talat Xhaferi si dhe Valdet Xhaferi. Në 14:30, Xhevat Ademi do të jep deklaratë për media për formimin e Institut për mbikëqyrjen e përdorimit zyrtar dhe standardit të gjuhës shqipe.