BDI vendosi t’i ofrojë nënshkrimet LSDM-së në mbështetjen e Zaevit si mandatar

 

Pas një debati disa orësh kryesia qendrore e BDI-së vendosi sonte që firmat e deputetëve t’ja jep LSDM-së në mbështetje të Zaevit si mandatar.

Zëdhënësi i inetgristëve Bujar Osmani në prononcimin para gazetarëve bëri të ditur se fakti që ato vendosen t’i japin nënshkrimet BDI-së nuk donë të thotë se kanë vendosur të bëjnë koalicion me LSDM-në. Osmani tha se përveç formimit të Qeverisë me LSDM-në alternativ tjetër është edhe mundësia tjetër për të mbetur në opozitë sepse qëllimi i tyre është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në Qeveri.

Mbledhjet  kryesisë së BDI-së do të vazhdojnë  në ditët në vijim.