Bebe Rexha bën shqiponjën në mes të New York

Bebe Rexha bëri një video live në Facebook për ndjekësit e saj ku i përgjigjej pyetjeve që ata kishin për të.

Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë, ajo përshëndeti të gjithë popullin shqiptar duke bërë shqiponjën. “Yes shqipe, bëni screenshot, a kemi shqiptar këndej?” – tha 27-vjecarja para se ta mbyllte videon. Sic dukej ajo ishte në shtëpinë e saj në New York dhe gjeti pak kohë për mbështetësit e saj më të mëdhenj.

Ndër pyetjet më të kërkuara ishin ato për projektet e reja dhe nëse do të kishte ndonjë bashkëpunim me këngëtaret e tjera shqiptare me famë ndërkombëtare si Rita Ora dhe Dua Lipa.

Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare po ngjitet në playlistën e këngëve më të mira të vitit 2017 me këngën e saj të fundit ‘I got you.’