Bebe Rexha, mes 100 artistëve më të mirë në SHBA

Revista “Billboard” ka publikuar listën e 100 artistëve të vitit 2016 dhe pjesë e saj është edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.

Ylli i hitit “No Broken Hearts” nga “Billboard” renditet në vendin e 92.

Kjo renditje është përcaktuar nga performanca e artistëve në top listat “Billboard Hot 100”, “Billboard 200” dhe “Social 50”, përcjell Shqip.

Top 10 artistët e vitit janë:

1. Adele
2. Justin Bieber
3. Drake
4. Beyonce
5. Twenty One Pilots
6. Rihanna
7. Ariana Grande
8. The Weeknd
9. Coldplay
10. Shawn Mendes