Bebe Rexha sjell një vallëzim sensual në ditëlindjen e saj (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka festuar dje (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 28-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në këtë ditë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), kishte vendosur t’i befasonte fansat me një video të publikuar në InstaStory.

E veshur në të bardhë dhe me flokë të shkurtra, këngëtarja kishte vendosur bënte një vallëzim mjaft sensual për fansat e saj.

“Është ditëlindja ime”, kishte shkruar Rexha në mbishkrimin e videos, duke lënë të kuptohet se ka kaluar një ditë vërtet të veçantë.

Ajo shquhet për linjat atraktive trupore, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë asnjëherë në çdo paraqitje.