Bedri Llapashtica: Ketë e dashten dëshmorët dhe kështu ma se mire do ti respektojmë ata.

Dje në varezat ë deshmorëve në Tetovë u mbajt homazhe në nderë të komandant Isa Likës, Komandant Iliri. Në  këtë ceremoni morrën pjesë Ali Ahmeti, Fazli Veliu Hazbi Lika si dhe shumë personalitete tjera si miq e familjarë të Isa Likës.Në kete homazh  tek varri i tij i cili gjendet në Kompleksin memorial të UÇK-së  që gjendet afër Teqes në Tetovë, foli edhe Bedri Llapashtica (Komandant Bedi)

Bedri Llapashtica ishte bashkë luftetar i Ilirit ne vitin 2001,i cili ndër të tjera tha:

img_6644

Sot po e kujtojmë njërin nder komandantet ma te shquar te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare , një burrë te urte me një edukatë te larte familjare dhe kombëtare , i cili me butësinë e ti na beri te jem pjesë e një rrugëtimi te përbashkëte  te një vlerë te madhe siç ishte Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Po e kujtojmë Bashkëluftëtarin te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës i cili dha një kontribut te madhe për Çlirimin e Kosovës, ku për te spati kufi ndërshqipëtar

Isa Liken  Ilirin  siç u mësuam te thërrasim gjatë luftës , kishte një vizion te çart për te ardhmen , nuk ishte një patriot i fjalëve  ,po ishte një patriot  i veprave , dinte ti respektonte ata qe duhej respektuar.

Ilirin si dhe gjithë dëshmoret tjerë ma se mire do ti respektonim duke i kujtuar jo vetëm ne përvjetorë , po çdo kund ,ne vendet e pune, duke ngritur nivelin e arsimimit neper institucionet arsimore , për te nxjerr kundra te mira qe përfaqësojnë vendin ne nivele kombëtare dhe ndërkombëtare .

Duke kryer detyrat neper vende ku na caktohet me një dinjitet ne shërbim te qytetarëve dhe te kombit.

Ketë e dashten dëshmorët dhe  kështu ma se mire do ti respektojmë ata.

Iliri shkoj duke na len  një histori për gjeneratat e ardhshme se si duhet dashur dhe sakrifikuar për vendin .

Lavdi  Ilirit

Lavdi te gjithë atyre qe i dhanë jetë dhe krenari vendit.

Në akedeminë përkujtimore të komandantit Isa Lika “Iliri” të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë që u mbajt dje në ambientet e Universitetit të Tetovës, lideri i BDi-së Ali Ahmeti me mall dhe pikëllim ka përkujtuar trimërinë e Komandant Ilirit, sa që sytë e Ahmetit u mbushën me lotë, raporton TetovaSot.

Ali Ahmeti në fjalimi tij të shkurt iu drejtua babait të Isa Likës, duke thënë se nga sot e tutje gradat e Komandant Ilirit i ruani ju.

“I nderuar baca Amet, nga sot e 10 vjet, gradad e gjeneralit Isa Likat “Ilirit” i kam ruajtur unë, prej sot e përjetë, i ruani ju”, theksoi Ahmeti./