Bedri Llapashtica – Marrëveshje historike apo vetëdije politike!

Ish komandanti i luftës së vitit 2001 në Tetovë Bedri Llapashtica, ne facebook ka reaguar lidhur me platformen e perbashket te partive politike shqiptare ne Maqedoni

S”do te kisha dashtë ta quaj ketë marrëveshje te politikes shqiptare ne Maqedoni si historike pasi kësi marrëveshje do duhej te ndodhin qysh herët. Viti 2001 ishte viti kur shqiptaret vendosen ti kërkojnë te drejtat e tyre me këmbëngulësi nen organizimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare duke e sakrifikuar edhe jetën e tyre vetëm e vetëm qe te jen te barabartë me qytetaret tjerë qe jetojnë ne shtetin e tyret te përbashkët siç është ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Politika shqiptare atje me (ndihmë apo pa ndihme ) edhe pse vonë, po siç thotë populli ,ma mire vonë se kurrë, arritën një unitet politik te vonuar por te qëlluar qe interesat e tyre bazike ti mbrojnë me një qëndrim te përbashkët ku për vite me radhe u manipuluan dhe mashtruan nga politikan te caktuar duke i marr mandatet nga qytetaret për ti përfaqësuar dhe pasi u akomoduan ne pushtet nuk u murrën seriozisht me hallet dhe nevojat e atyre qe duhej ti përfaqësonin.

Inkuadrimi i kundrave te reja ne politik është për te shpresuar se qasja shqiptare atje do te marr një drejtim te duhur pasi kjo tregoj edhe ne një preformanca ne qeveri te ministrave dhe zv. ministrave si dhe te zv. kryeministri i BDI-se qe si kuadër e re me një mision te vazhduar, nuk arritën te i manipulojnë dhe ti deorjentojne ne vizionin dhe misionin e tyre qa ju caktuan nga lideri i tyre politik. Kuadrat e reja janë te rëndësishëm edhe te partitë tjera shqiptare ne Maqedoni sepse vetëm kështu e pasurojnë dhe integrojnë politiken dhe imazhin qytetar.

Ky bashkërendim i qasjes politik do jetë edhe ma i shëndetshëm po qe se edhe mediet shqiptare do te luajnë rolin e tyre medial dhe profesional për te plasuar lajmin e drejt tek opinioni publik dhe mos te mundohen ta degradojnë individ te caktuar vetëm e vetëm qe interesat e grupeve te ngushta te jetësohen, grupe te cilat e kanë dëmtuar imazhin e qytetarëve shqiptar ne Maqedoni.

Shpresojmë se bashkërendimi politike shqiptar do marr rrugën e duhur edhe ne koalicionin qeveritar sepse shqiptaret ne Maqedoni janë faktorë te rëndësishëm për shtetin e tyre Maqedoni dhe kanë nevojë pre një përfaqësim te dinjitetshëm duke i mbrojtur te drejtat e tyre si qytetar te barabartë ne shtet dhe te kenë një zhvillim ma te madhe ne shumë sfera elementare te jetës sq është gjuha, arsim, shkencë dhe ekonomi.

Prishtinë 11.01.2017

https://www.facebook.com/bedri.llapashtica?hc_ref=NEWSFEED&fref=nf