Beharami edhe Xhemali futen në histori

13 lojtarë vitin e ardhshëm do ta luajnë Kupën e Botës të katërt me kombëtaret e tyre.Kupa e Botës Gjermania 2006 ishte e para për 13 futbollistë që do të luajnë edhe vitin e ardhshëm në Rusi.Në mesin e këtyre futbollistëve janë edhe dy shqiptarë, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili, të dy pjesë e Zvicrës.Përveç tyre në këtë listë janë edhe Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Mascherano, Rafa Marquez, Guillermo Ochoa, Tim Cahill, Johan Djourou, Andreas Guadrado, Cesc Fabregas, Andres Iniesta dhe Sergio Ramos.