Bëhet thirrje për sulme terroriste në muajin e shenjtë të Ramazanit

 

Shteti Islamik ka bërë thirrje për sulme në Britani gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që nisë sonte.

Kjo thirrje vjen pas sulmit në koncertin e pop-artistes Ariana Grande, ku mbetën 22 persona të vrarë.

Në mesazhin që po qarkullon, bëhet thirrje që mbështetësit e tipit ujqit e vetmuar të vrasin njerëz të pafajshëm, sikurse sulmuesi vetëvrasës Salman Abedi bëri në Manchester Arena, raporton Express.co.uk.

Një nga viktimat në Mançester ishte vetëm 8-vjeçare.

E premtja e parë e muajit të agjërimit konsiderohet si më e shenjta.

Në vitin 2015, më shumë se 400 persona u vranë nëpër sulme nga ISIS në Francë, Kuvajt, Siri, Somali dhe Tunizi, të gjitha në të Premten e parë të Ramazanit.

Një mesazh i përhapur në internet tha se xhihadistët duhet “të mos lënë kurrë një metër pa e bërë atë ferr në tokë për jobesimtarët”.