Bejli: Zgjedhjet e reja në Maqedoni nuk garantojnë rezultate të reja

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Baily, gjatë një interviste për “Sitel”, ka thënë se USAID nuk punon kundër qeverisë, dhe se zgjedhjet e reja në Maqedoni nuk garantojnë zgjedhje të reja.

“USAID nuk punon për shkatërrimin e qeverisë. Grantet nuk janë për mbështetjen e ndonjë ideologjie apo partie politike, por bëhet fjalë për krijimin e kushteve për demokraci aktive dhe të shëndoshë”, ka thënë Bejli.

Sipas ambasadorit amerikan, kur është nënshkruar marrëveshja për formimin e PSP-së, askush nuk ka qenë i vetëdijshëm me sa material do të ballafaqohet ky institucionet dhe se për këtë komuniteti ndërkombëtarë angazhohet për vazhdimin e mandatit.

“Të kthehemi parapa dhe të shohim se kush ishte shkaku për formimin e PSP-së, e ajo ishte të sjellë përgjegjësi për përmbajtjet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara.

Nuk jam i sigurt se kushdo qoftë atëherë ishte i vetëdijshëm për vëllimin e punës me të cilën do të ballafaqohet PSP-ja…dhe besojë se institucioni ballafaqohet me pengesa dhe bashkëpunim të vështirësuar poashtu”, deklaroi Bejli.

I pyetur që të njoftojë qëndrimin e tij për Platformën e partive shqiptare, Bejli tha se nuk ka qëndrim sepse si faktor i huaj nuk janë të interesuar për çfarëdo platforme, por se janë të fokusuar në reformat në Maqedoni dhe kthimin e shtetit në rrugën euro- atlantike.

Sipas Bejlit, nëse sërish ka zgjedhje për kohë të shkurtë, siç kërkon VMRO DPMNE, kjo nuk garanton dalje nga kriza politike sepse askush s’mund të garanton rezultatet të ndryshme nga ato të 11 dhjetorit.

“A do të formohet qeveri e re do të varet nga 61 deputetët e Kuvendit. Do të duhet patjetër ti pyesni ata. Por, analiza ime e situatës është kjo: pas gjithë procesit kishit zgjedhje me 11 dhjetor në të cilat kishte dalje të madhe dhe nga ku dolën rezultate të ngushta mes partive. Në Telma para disa ditëve u tregua një anketë që tregoi se qytetarët nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja. Unë nuk e di si do të jetë, por vendimi varet nga Kuvendi”, ka thënë ambasadori.