Bejta: Më 8 Dhjetor ta mbushim sheshin e qytetit në Gostivar

Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Intregrim, z. Nevzat Bejta vizitoi shtabin zgjedhor të Këshillit Vendor të lagjes “Grudajcë”, të Gostivarit.
Gjatë bisedës me strukturat partiake dhe përkrahësit e BDI-së, Bejta vuri në dukje që vota e shqiptarëve të Gostivarit në zgjedhjet e 11 Dhjetorit për BDI-në është më se rëndësishme, nga fakti që në katër kandidatë të Gostivarit janë të radhitur në dhjetëshen e parë të listës së BDI-së dhe gjasat janë reale që të gjithë këto kandidatë të fitojnë mandatin e deputetit.
“Çdo kund ku shkojmë pritemi mirë, këtë mikpritje e shoh edhe sonte këtu në mesin e banorëve të lagjes suaj. Ju falënderoi nga zemra për këtë mbështetje të madhe dhe mikpritje të përzemërt. Popullata shqiptare din të vlerëson politikanët që punojnë në interesin e tyre. Në këtë pjesë të qytetit kemi realizuar shumë projekte”, tha Bejta, i cili me këtë rast potencoi që nivel nacional BDI miratoi shumë ligje që favorizojnë shqiptarët, dhe se, edhe në të ardhmen do të punohet që të arrihet deri tek barabarësia e plotë e shqiptarëve.
Në fund, Bejta ftoi të pranishmet që më datën 8 Dhjetor të marrin pjesë në tubimin përmbyllës në sheshin e Gostivarit, kurse më datë 11 Dhjetor bashkë me familjet e tyre të dalin në vendvotime dhe të votojnë për BDI-në.