Bejta: Ndryshimet i bëmë ne, Gostivari ka ndryshuar

Anëtarët, simpatizuesit dhe përkrahësit e Bashkimit Demokratik për Integrim në Lagjen e Re në Gostivar, në mënyrë masovike i thanë Po platformës dhe kandidatëve të BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Pas intonimit të himnit kombëtar, në fjalimin e tij kryetari i  Shtabit Komunal Zgjedhor, kryetarit të degës së Gostivarit dhe nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Nevzat Bejta theskoi që prania e madhe e qytetarëve të Gostivarit në tubimet parazgjedhore konfirmon verdiktin popullor për punët e realizuara dhe për punët që sot BDI i jep si përbetim për realizim në mandatin e ri.
“Përkrahja e juaj çdo kund ku shkojmë flet shumë. Ju jeni mirënjohës për punët që bëmë. Sot Gostivari ka ndryshuar dhe është bërë një qytet modern. Ndryshimet për shqiptarët e Gostivar dhe në nivel nacional filluan në vitin 2001 me themelimin e   Bashkimit Demokratik për Integrim. Në vitin 2005 Gostivar i ngjante një fshati të madh, kurse ne e ndryshuam. Në mandatin e ri, investuam mbi 38 milion euro dhe Gostivari tashmë i ngjan një qyteti Evropian. Punët i bëmë bashkë me ministrat, deputetët dhe drejtorët e zgjedhur nga BDI”, tha mes tjerash kryetari Bejta, i cili pastaj foli gjerë e gjatë për kandidatët e BDI-së nga rajoni i Gostivarit, z. Talat Xhaferi, z. Jamin Sinani, zonj. Mirsada Emini – Asani dhe Branko Manojllovskin.
Kandidati për deputet, Jamin Sinani u shpreh i lumtur që banorët shqiptar të Gostivarit janë bashkuar më tepër se kurrë për ti thënë po platformës dhe politikës vizionare të komandantit  të luftës dhe liderit të paqes, z. Ali Ahmeti.
Anëtari i kryesisë së degës, ish ministri dhe ish deputetit, Nexhati Jakupi theksoi që: “Në momentin kur të gjithë mundohet të bëjnë shpërndarjen e votës shqiptare, Lagja e Re si çdo cikël zgjedhor nga vitit 2002 dhe deri sot, është e vendosur të unifikon veprimin dhe të bashkuar të arrihet deri tek rezultati maksimal në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Prania e juaj, edhe më shumë ma forcon bindjen se fitorja e BDI-së në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të nis të festohet nga këtu”.
Për fund, u përçua porosia që më 8 dhjetor, ditë e enjte, me fillim prej ora 19:00 të merret pjesë në tubimin përmbyllës të BDI-së në qytetin e Gostivarit, ndërkaq, u kërkua nga anëtarët, simpatizuesit dhe përkrahësit e BDI-së që në ditën e ngelura të vizitojnë dhe ftojnë familjet, miqtë dhe farefisin për t’i bindur ato se përse vota e tyre duhet të jetë për Bashkimin Demokratik për Integrim.