BEJTA: Qeveri e cila do jetë e pranueshme për shumicën e qytetarëve

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta gjatë një deklarate të sotme ka thënë se qytetarët presin formimin e një ekzekutivi që do të angazhohet njësoj për të gjithë qytetarët.

“Nga ajo që unë shoh dhe kontaktoj me qytetarët, qytetarët presin që sa më shpejtë vendi të dalë nga kjo krizë dhe të krijohet një qeveri e cila do jetë e pranueshme për shumicën e qytetarëve.

Me pranimin e asaj qeverie në vendin tonë, të forcohet demokracia të vihet drejtësia në vend, të vij liria, drejtësia dhe barazia në mesin e gjithë qytetarëve pa marrë parasysh se kujt komuniteti i takojnë”, ka thënë Bejta, njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit.