Bejta siguron realizimin e 200 projekteve për Gostivarin

200 projekte gjatë mandatit të ardhshëm do të realizohen në Gostivar dhe fshatrat e saj. Kështu ka thënë kryetari aktual i Gostivar, njëherësh kandidat për mandatin e radhës, Nevzat Bejta.

Ai, në debatin parazgjedhor në Art Channel ka siguruar se do të ndërtohet sheshi i qytetit, do të bëhet riasfaltimi i shumë rrugëve, do të investhet në arsim, sport dhe kulturë, ndërkohë ka premtuar furnizimi të tërë qytetit me ujë të pijshëm, zgjerim të rrjetit furnizues dhe ndërrimi i gypave të ujësjellësit.
“Ju sigurojmë se do bëjmë edhe renovimin e deponisë Rusino sipas standardeve evropian, hapjen bulevardit, do zgjerohmë hapësirat e gjelbra, si dhe do rrisim cilësinë e arsimit dhe jetë në përgjithësi”.