Bejta: S’kam takuar shqiptar që është për qeverisje me Nikolla Gruevskin | FOTO

Platforma e përbashkët shqiptare ishte pika e parë e debatit që po zhvillohet sonte në Tv21 në emisionin Click Plus”, raporton Flaka 

Arben Llabënishti duke arsyetuar shmangien e takimit të thirrur nga Ali Ahmetit, tha që platforma e përbashkët duhet të drejtohet nga njerëz jo të dështuar, duke harruar që deri dje ishte pjesë e partisë shqiptare në pushtet, dhe që ka qenë një nga bartësit e funksioneve të larta qeveritare të BDI-së.

Bekim Fazliu i PDSH-së, po ashtu, theksoi që politika nuk është telenovelë, dule arsyetuar faktin se përse PDSH nuk mori pjesë në takim. Ai kërkoi dorëheqjen nga Ali Ahmeti dhe kryetarëve të partive politike shqiptare, sepse, sipas tij, askush nuk fitoi.

Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët rreth kësaj pyetje, theksoi që ideja e platformës së përbashkët ishte ide e këtij koalcioni, dhe siç tha ai, kjo tezë u promovua në fushatën parazgjedhore.

“Sovrani vendos. Fatkeqësisht sovrani vendosi që më tepër mandate Ali Ahmetit, unë mund të mos e respektoj Ali Ahmetin por i respektoj votuesit e kësaj partie”, tha mes tjerash Taravari, i cili tha që këto zgjedhje ishin zgjedhje të dinjitetshme.

Kjo ide e uljes bashkë, tha Taravari, më vjenë mirë që koronspondoj me thirrjen e faktorëve të rajonin, siç ishte Shqipëria Kosova dhe faktori ndërkombëtar. “Ne e dëgjojmë thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë”, tha Taravari.

Nevzat Bejta i BDI-së fillimisht potencoi që ato akuza të cilat u thanë për BDI janë të njohura për opinionin publik dhe se madje janë bërë të mërzitshme. Bejta tha që qëllimi i thirrjes së takimit të liderit Ahmeti, tha ka qenë dëshira e shumicës së shoqërisë shqiptare për unifikimin e faktorit politik shqiptar. Bejta kundërshtoi idenë që Ahmeti të dorëhiqet, sepse tha Bejta, BDI doli fituese në bllokun politik shqiptar.

“Kryetari i BDI-së nuk ka se përse të jep dorëheqje, dhe këtë kërkesë nuk e ka bë asnjë strukturë partiake”, tha Bejta.

Fjalori që përdori VMRO-DPMNE ishte irituese dhe revultoi popullin shqiptar. Ne si BDI e kemi thënë fjalën Jo për presidentin e shtetit. Nga hulumtimet e mija, nuk kam takuar shqiptar që më ka thënë Po qeverisje me Nikolla Gruevskin, dhe të gjithë më kanë thënë Jo qeverisje me Nikolla Gruevskin”, tha Bejta duke shtuar që shqiptarët janë kundër Nikolla Gruevskit, dhe jo ndaj VMRO-DPMNE-së e cila si parti mund të reformohet dhe të bëhet parti e pranuar edhe për popullin shqiptar.

Bejta tha që vendimi përfundimtar do të merret në kryesinë dhe këshillin qendror, por shtoi që vendimi nuk do të iriton shqiptarët.