Bejta vizitoi fshatin Koritë, mbështetje absolute për zgjedhjet e së dielës

Një ditë para mbajtjes së tubimit përmbyllës për zgjedhjet e së dielës, kryetari i shtabit komunal zgjedhor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta vizitoi Koritën dhe takoi banorët e këtij fshati të Malit të Thatë.

Në një atmosferë miqësore, kryetari Bejta potencoi që fshatin Koritë e kishte vizituar disa herë brenda vitit dhe do të vazhdon ta viziton edhe pas zgjedhjeve, sepse, tha Bejta, në mesin e popullatës duhet të jesh edhe kur ka votime edhe kur nuk ka.

“Popullata din të vlerëson politikanët që punojnë në interesin e tyre. Në këtë pjesë kemi realizuar shumë projekte. Punët i bëmë bashkë me ministrat, deputetët dhe drejtorët e zgjedhur nga BDI”, tha mes tjerash kryetari Bejta, i cili pastaj foli gjerë e gjatë për kandidatët e BDI-së nga rajoni i Gostivarit, z. Talat Xhaferi, z. Jamin Sinani, zonj. Mirsada Emini – Asani dhe Branko Manojllovskin”, tha Bejta.

Partitë e tjera, shtoi ai, nuk flasin për ide, projekte dhe platformën e tyre politike, por merren me akuza dhe sulmojnë BDI-në.

Në fund, Bejta ftoi të pranishmit që nesër me fillim prej ora 19:00 së bashku të marrin pjesë në tubimin përmbyllës parazgjedhor të BDI-së në Gostivar që do të mbahet në sheshin e qytetit.