Bejta vizitoi vendbanimet Çajlë, Pitarnicë dhe Banjeshnicë, përkrahje masovike për BDI-në

Fshati Çajlë dhe lagjet Pitarnicë dhe Banjeshnicë sonte kanë qenë në agjendën e kryetarit të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Nevzat Bejta.
Pa përjashtim, kryetari Nevzat Bejta është pritur me eufori dhe nga një numër i madh i vendbanimeve të lartpërmendura. Prania e tyre, sidomos prania e gjinisë femërore, rinisë dhe gjeneratave më të vjetra, është një motiv më tepër për të vijuar angazhimin maksimal dhe për të punuar në të mirë të shoqërisë shqiptare.
Gjatë takimit me anëtarët, simpatizuesit dhe aktivistët e BDI-së në tre vendbanimet e Gostivarit, kryetari Bejta vuri thekson në rëndësinë e kandidimit të Branko Manojlovskit në listën për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Për herë të parë në historinë e dhimbshme të ortodoksëve shqiptar të Maqedonisë, një intelektual, një inxhinier, një biznesmen i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, axha Branko, mori guxim ta thotë të vërtetën për shqiptarët e Maqedonisë. Tani u ka dal problem krefamiljarëve të shqiptarëve ortodoks me familjarët e tyre. Të rinjtë i pyesin prindërit se çfarë e kemi Brankon, ato u përgjigjen që kushëri. Fëmijët e tyre pyeten se për se ne thirremi që jemi maqedonas, pse ju na keni gënjyer neve që jemi maqedonas kur kushëriri i juaj publikisht thotë që është shqiptar. Ai është 74 vjeçar, intelektual i shkolluar, pasanik dhe din të flas shqipen. Fëmijët e tyre kërkojnë llogari nga prindërit se përse ua kanë fshehur identitetin kombëtar. Në fund, të mbështetur për muri detyrohen ta pranojnë që janë shqiptarë ortodoks”, tha mes tjerash Bejta, duke shtuar që prindërit shqiptar ortodoks tani detyrohen që fëmijëve të tyre tua thonë të vërtetën që ato janë shqiptar.
“Fëmijët tani u thonë prindërve të tyre se përse më herët na shtynit të urejmë shqiptarët. Ato qenkan vëllezërit tanë.
Në aspekt fetar ato janë ortodoks, por në aspektin kombëtar ato nuk janë as grek, as serb, as bullgarë por janë shqiptarë. Ne jemi mysliman dhe kemi fenë më të mirë, por s’jemi as turq, as arab e as pakistanez por jemi shqiptarë. Besimi është shpirtëror. Atdheu dhe kombi janë shumë të rëndësishëm. Kemi gjuhën tonë, flamurin kombëtar, doket dhe traditat tona kombëtare. Ne nuk kemi pikur nga qielli, jemi shqiptar. Neve gjuhën shqipe na kanë dhuruar nënat tona, ato gjuhë amë kanë pasur gjuhën shqipe”, tha Bejta, duke shtuar që misioni i axhës Branko për ta thënë të vërtetën historike të shqiptarëve ortodoks është një epokë e re e shqiptarëve të Maqedonisë dhe që BDI i jep mbështetje të pakushtëzuar.
Në takimin e realizuar në Shtabin Lokal Zgjedhor të Këshillit Vendor të fshatit Çajlë, e pranishme ishte edhe ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi e cila vjen nga ky fshat.
“Jam krenare me fshatin Çajlë dhe krenohem që jam pjesë e këtij fshati. Bashkimi Demokratik për Integrim ka realizuar dhe publikuar një platformë e cila është konform standardeve të Unionit Evropian. Në vete ngërthen të detajuara gjitha aktivitetet planifikuese për periudhën e ardhshme katërvjeçare qoftë në infrastrukturë, ekonomi, decentralizimin fiskal, arsim, kulturë, mbrojtje sociale, po ashtu avancimin e të rinjve, punësimin e tyre, përkrahje dhe subvencionim për bujqit. BDI është i popullit dhe ka dal nga populli. Mund të bëjmë një krahasim para dhe pas vitit 2001, dhe të shohim se çfarë të arritura janë realizuar. Nuk duhet ta lejojmë që dikush ta manipulon votën e shqiptarit. Vizioni i BDI-së është fisnik dhe dobiprurës për shqiptarët e Maqedonisë. BDI ka realizuar shumë punë dhe shumë punë ka për të bërë”, tha Elezi, duke shtuar që: “Platforma pro perëndimore e BDI-së dhe jo lindore që dikush dëshiron të manipulon popullin shqiptar, duhet të mbështetet dhe përkrahet në zgjedhjet e 11 Dhjetorit”.
Shoh në aktivitetet tona parazgjedhore, tha Bejta, anëtarë të rinj dhe kjo tregon që familja e madhe e BDI-së çdo ditë po rritet dhe në radhët e veta po inkuadrohen të rinj të kualifikuar dhe profesionist në sfera të ndryshme.
“Tani pas 25 vitesh aktivitet në jetën pluraliste dhe 15 vite nga formimi i BDI-së, shqiptarët kanë krijuar kuadro profesionale dhe të përgatitura për të udhëhequr me institucionet shtetërore”, përfundoi Bejta, i cili u shpreh falënderues për gjitha femrat shqiptare që janë pjesë e tubimeve dhe aktiviteteve parazgjedhore të BDI-së.