Bejta: Vota për BDI-në do të siguron katër deputetë nga Gostivari

Në tubimin e Bashkimit Demokratik për Integrim në fshatin Debresh të Gostivarit, ku të pranishëm ishin edhe lideri z. Ali Ahmeti dhe shefi i Shtabit Qendror Zgjedhir, z. Bekim Neziri, kryetari i shtabit komunal zgjedhor, njëherit kryetari i degës dhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, potencoi që vota për partitë e tjera në Gostivar do të jetë një votë e djegur, sepse, asnjëra nga këto parti nuk do të arrijnë të nxjerrin deputet nga ky qytet, dhe se me votimin e BDI-së Gostivari do të ketë katër deputetë të cilët ndodhen në 10-shin e parë të listës së BDI-së në njësinë e gjashtë zgjedhore.
“Ndryshimet në tokat shqiptare në Maqedoni filluan me Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me udhëheqjen e Ali Ahmetit. Ne pranojmë konkurencë, sepse jemi në pluralizëm dhe demokracia është shumë punë e mirë. Por partitë politike që garojnë në zgjedhje le të dalin me platformë dhe jo me sharje e shpifje. Le tu thonë qytetarëve shqiptar se çka bënë ato në të shoqërisë shqiptare. Njëra parti, 20 vjet rinë në opozitë dhe vetëm flet me fjalor bosh. Ajo nuk mund të fiton deputet nga Gostivari. Është një koleg i imi nga Struga që ka ardhur të merr vota në Gostivar. Ai person asgjë s’ka bë në Strugë dhe tani vjen të kërkon votat këtu. Edhe kjo parti nuk mund të nxjerre deputet nga Gostivari. Tjetra parti mundohet të manipulon me fenë. Thonë ne besojmë në Zot. Po ne çka besojmë, gjithë jemi besimtar të besimit Islam. Kjo parti s’ka gjasa reale të nxjerre deputet nga Gostivari, prandaj vota duhet t’i jepet BDI-së që të arrimë të kemi katër deputetë”, potencoi Bejta i cili me këtë rast vuri në dukje që në fshatin Debresh brenda mandatit të pushtetit lokal në Gostivar u investuan mbi 600 mijë euro.
Gjatë tubimit në fshatin Debresh, përmes një video projekti u prezantuan të arriturat e BDI-së në këtë fshat.
Ish ministri Adnan Jashairi, i cili vjen nga ky fshat, potencoi që punët e prezantuara në fshatin Debresh, të gjitha mbajnë vulën dhe nënshkrimin e kryetarit të Gostivarit, z. Nevzat Bejta.
Kryetari i Shtabit Zgjedhor në fshatin Debresh, Berat Dehari vuri në dukje që Debreshi çdo herë ka qenë me BDI-në dhe se Debresh është betonuar BDI, sepse BDI çdo herë ka qenë pranë banorëve të këtij fshati.
Porosia e tubimit ishte që më datën 8 dhjetor, ora 19:00 të gjithë shqiptarët të dalin në sheshin e qytetit në Gostivar, për t’i dhënë mbështetje BDI-së në tubimin përmbyllës në qytetin e Gostivarit.