Bekim Fehmiu dhe Irene Papas në L`Odissea

Bekim Fehmiu dhe Irene Papas në L`Odissea

Rreth vitit 1967 në Itali pati nisur të shfaqej një mini-serial ku dy aktorët kryesorë ishin legjenda Bekim Fehmiu në rolin e Odiseut dhe aktorja greke me prejardhje shqiptare Irene Papas, në rolin e Penelopës. Në RAI të Italisë asokohe u transmetuan vetëm 8 episode, por seriali u përkthye dhe më pas u transmetua në TVO në Ontario të Kanadasë, rreth viteve 1970. Siç e ka vlerësuar shkrimtari dhe producenti i njohur italian, Francesko Scadarmaglia, Bekim Fehmiu ka qenë aktori i vetëm i hapësirës së vendeve ish socialiste, i cili me sukses ka luajtur më shumë se 20 vite në perëndim, duke e thyer perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbatchov-it dhe rënia e murit të Berlinit. / KultPlus