BELLA HADID: KRENARE QË JAM MYSLIMANE

Bella Hadid ka reaguar për herë të parë zyrtarisht për besimin e saj fetar dhe këtë ajo e bën me krenari, pak javë pasi u bë pjesë e marshimit në New York kundër politikës së Trump për të ndaluar hyrjen e të huajve në SHBA.

Ndërsa mbanin në duar postera me përfshirjen e të gjitha besimeve, në të cilën shkruhej “Ne jemi të gjithë njerëz”, Bella, Gigi, vëllai Anwar dhe mamaja Yolanda, kanë publikuar në Instagram edhe momente nga marshimi i tyre.

Bella Hadid, raporton Revista Porter, e nis tregimin e saj për dedikimin ndaj fesë Islame me babain e saj, Mohamed Hadid, i cili nga një refugjat u shndërrua në një sipërmarrës me një pasuri afro 200 milionë dollarë.“Ka qenë gjithmonë shumë besimtar. Gjithmonë është lutur me ne. Jam krenare që jam myslimane. Të gjithë njerëzit meritojnë respekt dhe mirësjellje”, thotë Bella Hadid, një prej modeleve më të ndjekura të momentit.