Bellanoc – Stançiç, rrugë që lidhë por edhe që çon para shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim inspektoi punimet që po kryhen në trasenë Bellanoc Stançiç në rajonin e Sllupçanit, ku po bëhen përgaditjet e fundit për shtrimin me asphalt të këtij segmenti të rëndësishëm.
Me këtë rast, kandidati I njesisë zgjedhore nr 2, z Ejup Alimi tha se projekti në fjalë ka domethënie të madhe pasi rrjedh nga përbetimet që Bashkimi Demokratik për Integrim është zotuar ti kryej, sidomos ato që ndërlidhen me zhvillimin dhe barazinë ekonomike.
“Si pjesë e Përbetimeve për zhvillim të barabartë ekonomik të rajonit të Likovës dhe si pjesë e Programit të BDI-së, jemi këtu që të inspektojmë ndërtimin e kësaj rruge, e cila besoj dhe jamë i sigurtë që do të ndikojë në sigurimin e zhvillimit të barabartë dhe të ngritjes së standardeve ekonomike, për të cilën kanë të drejtë banorët e Likovës, siç kanë edhe ata të gjithë Maqedonisë. Mund të them lirshëm se zhvillimi rajonal i Kumanovës dhe Likovës janë pjesë elementare dhe fundamentale e njërës nga shtyllat kryesore të BDI-së, asaj të Zhvillimit dhe Barazisë Ekonomike. E them bindshëm, se si në të kaluarën, edhe tash, Bashkimi Demokratik për Integrim ofron Programin më të mirë ekonomik për shqiptarët, program i cili numëron shumë projekte cilësore, më shumë se edhe në programet e kaluara”, ka thënë z. Alimi.
Ndërsa kryetari I komunës së Likovës, z. Sadulla Duraku tha me këtë rast se pos rëndësisë ekonoike, projekti për ndërtimin e rrugës Bellanoc – Stançiç ka edhe domethënje tjetër, atë kombëtare, pasi mundëson mbajtjen e lidhjeve që I ka popullata shqiptare e Maqedonisë me atë të Kosovës.
“Mision i BDI-së dhe I liderit Ahmeti është rregullimi I rrugës dhe lidhja me familjarët që I ka komuna e Kumanovës, Likovës por edhe më gjerë, me Republikën e Kosovës.
Kjo rrugë për ne do jetë ngjarje historike dhe shembull se si duhet shkruar historia e popullit tonë”, tha z. Duraku.
Zv/ministry Pollozhani bëri me dije se të gjitha përgaditjet tashmë janë bërë që ky segment rrugor të përfundohet dhe se vetëm po pritet që kushtet atmosferike të jenë në anën e punës, që të shtrohet edhe pjesa e mbetur me asphalt.
“Tashmë kemi arritur pranë zonës kufitare me Kosovën dhe kjo trasë ësht e depërtueshme dhe punimet janë në fazën përfundimtare kurse të gjitha përgaditjet  për asfaltim të këtij segmenti rrugor tashmë janë gati”, tha z. Pollozhani.
Segmenti rrugor Bellanoc Stançiç realizimi I së cilit do bëhet së shpejti, shënon një gjatësi rrugore  prej 16.2 km rrugë modern e cila do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve por edhe të bizneseve rajonale mes dy vendeve fqinje Maqedonisë dhe Kosovës. Ky projekt kap një vlerë prej 6.1 miliona eurove.