BEN BLUSHI, AUTORI MË I SHITUR NË PANAIRIN E LIBRIT

Romani i ri i shkrimtarit Ben Blushi, “Kryeministri”, është renditur nga organizatorët e Panairit të 19-të të Librit, si një nga librat më të shitur gjatë ditëve të panairit me 4.000 kopje. I botuar nga UET, Blushi ka qenë një ndër autorët më të kërkuar nga lexuesi. Në listën e titujve më të shitur të panairit, i dyti renditet gazetari Blendi Fevziu me romanin “Pushteti” me 3.400 kopje. I treti në listë është autori Robert Galbraith, me romanin “Rruga e së keqes”. Pas tij vjen autorja italiane Elena Ferrante, me romanin “Mikesha gjeniale”, një libër i ri në gjuhën shqipe, për të vijuar me librin me receta gatimesh nga Renato Mekoli “Sekretet e shijes”. Shkrimtari Fatos Kongoli një emër i njohur në letrat shqipe renditet i shtati në listën e autorëve më të shitur me romanin “Gjëmia e mbytur” me 1.011 kopje. Ndër librat e tjerë të shitur renditen “Esat Pasha” i gazetarit Ilir Ikonomi, “Si të udhëtosh me salmon”, i Umberto Ekos, “Ishulli në det” i Isabele Alllende, “Kur qau Niccja” i Yalom. I pesëmbëdhjeti në listë është shkrimtari Besnik Mustafaj me romanin “Endrra e doktorrit” me 421 kopje. Duket se lexuesi vijon të jetë I orientuar drejt personazheve të njohur publikë dhe autorëve të huaj. Letërsia e mirë shqipe mbetet ende me shifra të ulëta shitjeje, po kështu librat studimor apo historik. Mustafa Nano ishte një tjetër autor i kërkuar në këtë panair, po kështu dhe libri “Ali Pashë Tepelena” me autor Aleksandër Duma.

Librat më të shitur:

1) “Kryeministri”-B.Blushi (4.000 kopje)

2) “Pushteti”-B.Fevziu (3.400 kopje)

3) “Rruga e së Keqes”-R.Galbraith (2.200 kopje)

4) “Mikesha Gjeniale”-E.Ferrante (1.950  kopje)

5) “Sekretet e Shijes”-R.Mekolli (1.600 kopje)

6) “Familja Thuajse e Përsosur”-J.Shemilt (1.100 kopje)

7) “Gjemia e Mbytur”-F.Kongoli (1.011 kopje)

8) “Esat Pasha”-I. Ikonomi (860 kopje)

9) “Si të Udhëtosh me Salmon”-U.Eco (700 kopje)

10) “Vajza në tren”-P.Hawkins (600 kopje)

11) “Konkubina Ruse”-K.Furnivall (500 kopje)

12) Ishulli nën det”-I.Allende (500 kopje)

13) “Kopshti Veror”-P.Simons (500 kopje)

14) “Kur qau Niçja”-I.Yalom (430 kopje)

15) “Endrra e Doktorit”-B.Mustafaj (421 kopje)