Ben Stiller dhe Cristine Taylor divorcohen pas 17 vjet martese

Aktori amerikan Ben Stiller dhe bashkëshortja e tij, po ashtu aktore, Cristine Taylor kanë njoftuar se do të ndahen pas 17 vjet martese. Ata të dy ishin së bashku që nga maji i vitit 2000 dhe kanë dy fëmijë,

Stiller dhe Tayler në deklaratën e përbashkët kanë bërë të ditur se prioritet i tyre pas ndarjes do të jetë edhe më tej përkujdesja për fëmijët.

“Ju lutem media që të respektoni privatësinë tonë në këtë moment”, thuhet në kumtesë.      Taylor ka luajtur role në  disa filma të Stiller, siç janë “Dodgeball: A True Underdog Story”, “Tropic Thunder” dhe “Zoolander”.