Bëni kujdes! Apple në 31 Tetor shpall të papërdorshëm këtë model iPhone

Nëse jeni duke përdorur ende një iPhone 4 ndoshta është momenti i duhur për ta ndërruar pasi kompania Apple ka vendosur që këtë model ta shtojë në listën e pajisjeve zyrtare të dala nga përdorimi dhe kjo pritet të ndodhë me 31 Tetor.

Sipas Apple një pajisje kategorizohet si e vjetëruar ose jashtë përdorimit kur kalon 5 ose 7 vite nga prodhimi i saj, dhe iPhone 4 është prodhuar në vitin 2010 dhe vitin e kaluar në SHBA doli jashtë përdorimit. Gjithashtu në listën e produkteve të papërdorshme pritet të jetë edhe MacBook Air i vitit të prodhimit 2010.