Berat Jakupi ia dedikon medaljen Ziadin Selës

 

Medalja e argjendit, e fituar nga Kampionati i fundit Evropian në karate në Turqi, Berat Jakupi sot ia dedikoi Ziadin Selës, i cili ishtë më i lënduari në ngjarjet e 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë. Berat Jakupi sot e vizitoi Selën në shtëpinë e tij në fshatin e Livadhisë në Strugë.

“Këtë fitore ia dedikoi zotërit Ziadin Selës për shkak se ai në çdo moment më ka ndihmuar si në aspektin e moralit dhe në disa turne edhe në aspektin financiar. Dy ditë para se të nisem për në Kampionatin Evropian shkova të vizitojë në spital dhe gjendja e tij ishte e mjerueshme, por në pamjet e tij shihej një energji pozitive dhe një besim i fortë. Kjo për mua ishte një stimul shumë i madh që në këtë Kampionat të nisem me një besim shumë të fortë”, tha mes tjerash Berat Jakupi.