Berat Xhimshiti në formacionin e javës, por ai e ka mendjen tek e dashura e tij seksi (FOTO)

Nuk ka dyshime që Berat Gjimshiti është një nga qendërmbrojtësit më të mirë të këtij edicioni në Serie B.

Vlerësimeve të njëpasnjëshme që i vijnë nga mediat sportive italiane, i është shtuar sot edhe përzgjedhja e tij në formacionin më të të mirë të javës së 25-të në Serinë B.

“E fillon ndeshjen me një gabim përballë Huanito Gomez, por më pas nuk gabon një presje, luan me sigurinë e një veterani, edhe pse është vetëm 23 vjeç, duke bërë të ndjehet prania e tij fizike”, shkrihet në përshkrimin që “Tottomercatoweb” ka bërë për mbrojtësin duke e zgjedhur në formacionin me të mirë.

Por mbrojtësi shqiptar, duket se sot nuk e kishte mendjen edhe aq shumë te këto vlerësime, sa te ajo që e priste në darkë në shtëpi për të festuar Shën Valentinin.